Tërhiqet shorti për Kupën e Kosovës, super përballje në rrethin e 1/16

11:54 | 29 Nëntor 2021

Është tërhequr shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira.

Fituesi akutal i Kupës së Kosovës, Llapi do të ketë punë me Kikën, derisa derbi i vjetër do të zhvillohet mes Besës dhe Prishtinës.

Interesant pritet të jetë dueli mes Malishevës dhe Istogut, si dhe ai ndërmjet A&N dhe Gjilanit.

Drita do të ketë punë me Drenasin, derisa Ballkani përballet me Rahovecin.

Këto janë çiftet:

Feronikeli – Fushë Kosova

Arbëria – Vitia

Ramiz Sadiku – Vushtrria

A&N – Gjilani

Drenica – Vllaznia

Besa – Prishtina

Malisheva – Istogu

Flamurtari – Ferizaj

Ulpiana – Vëllaznimi

KEK-u – Trepça

Drita – Drenasi

Rahoveci – Ballkani

Liria – Dukagjini

Llapi – Kika

Prizreni – Onix

Ndeshjet zhvillohen në mesjavë, me 1 dhe 2 dhjetor me fillim nga ora 12:30.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara