Gjatë ditës së sotme në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është tërhequr shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.
Finalisti i edicionit të kaluar, Llapi do të përballet me Ferizajn, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, Ballkani do të luaj me Dukagjinin.
Kujtojmë se këtë edicion do të kemi fituesin e ri të Kupës, pasi Prishtina kampionia në fuqi është eliminuar.
Vlen të theksohet se ndeshjet e para do të luhen më datë 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 22 prill.
Kujtojmë se fituesi i Kupës së Kosovës siguron automatikisht pjesëmarrjen në raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Mirëpo në rast se fituesi i Kupës është i njëjti me atë të Superligës, atëherë vendi i Kupës do t’i takojë skuadrës së katërt të renditur në kampionat./Arbresh.info
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...