Portieri i Barcelonës , Marc-Andre ter Stegen, shpreson se Messi mund të bindet të nënshkruajë një marrëveshje të re për ta qëndruar në Camp Nou.
Messi ka kontratë me Barçën vetëm deri në verën e vitit të ardhshme dhe thuhet se nuk do ta vazhdojë atë por do t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City.
Por, Ter Stegen i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë për të qëndruar në Katalonjë deri në vitin 2025, duke qëndruar më shumë se një dekadë me fanellën e Barcelonës.
“Gjithmonë është një avantazh të kesh Messin në ekip sepse ai mund të shënojë gola nga secila pozitë, kjo është ajo që e bën atë kaq të veçantë”, deklaroi 28-vjeçari në një intervistë për BarcaTV .
“Shpresoj që ai të vazhdojë këtu dhe të jetë i lumtur. Ju duhet t’i jepni atij mundësinë të jetë mbi gjërat, sepse ai është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e lojës sonë.”
Marrëdhëniet e Messit me bordin e klubit të Barcelonës janë ashpërsuar gjatë muajve të fundit, pasi që në sezonin 2019-20 skuadra nuk e fitoi asnjë trofe./Gazeta Express/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës