Policia e Tiranës ka ndaluar një 31-vjeçar në “Arenën Kombëtare”, pasi ka tentuar të futet në stadium me një çantë të mbushur me fishekzjarrë, ku luhet ndeshja Vllaznia-Egnatia, e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”.
Sipas policisë është ndaluar shtetasi me iniciale B. F., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili i posedonte të futura në një çantë shpine, shkruan Panoromasport, përcjell Arbresh.info.


Ndërkohë burime bëjnë me dije se i riu është pjesëtar i stafit mjekësor të Vllaznisë.
Ai ishte futur në çantën e mjekut flakadanë për t’i dërguar tek tifozët shkodranë, por forcat e rendit zbuluan skemën dhe e shoqëruan menjëherë.
Vllaznia është duke u mposhtur nga Egnatia 2-0 aktualisht kur kanë kaluar një orë lojë./Arbresh.info
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së