Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifozë të arrestuar

19:05 | 19 Prill 2026
D.H

Ndeshja mes Rilindjes 1974 dhe Vëllaznimit e zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 29 në Ligën e Parë, ka sjell tensione tek tifozët gjakovarë të cilët kishin udhëtuar në Pejë për ta përkrahur skuadrën e tyre.

Me rezultatin final i cili ishte 1-1 të pakënaqur ishin tifozët ku ka kanë kërkuar llogari nga lojtarët, madje thuhet se ata ia kanë mësyer edhe zhveshtoreve të skuadrës së tyre, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rast ata janë ndaluar nga policia e Kosovës, ku ka pasur edhe të arrestuar. Policia e Kosovës për të shpërndarë turmën ka përdorur edhe gazë lotësjellës.

“Pas përfundimit të ndeshjes Rilindja 1974 – Vëllaznimi në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, disa tifozë të Vëllaznimit në shenjë pakënaqësie kanë shprehur mllef ndaj stafit të klubit, duke i fyer dhe kanë dëmtuar dy vetura.”
“Dy persona janë rebeluar dhe janë arrestuar nga Policia, ndërsa njëri prej tyre është shoqëruar në stacion, i cili pritet të intervistohet.
Këto janë të gjitha masat që i ka marrë Policia deri në këto momente”, njofton Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Me këtë barazim Vëllaznimi mbetet i pesti me 58 pikë./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale