Liverpool është përballur me një situatë shqetësuese pas derbit të zjarrtë ndaj Everton, ku portieri Giorgi Mamardashvili është dërguar me urgjencë në spital pas një lëndimi serioz.
Gardiani gjeorgjian u lëndua në momentin kur “Toffees” barazuan rezultatin me golin nga afërsia të Beto, shkruan Arbresh.info.
Situata krijoi panik, teksa Mamardashvili u largua nga fusha me barelë, duke i lënë vendin Freddie Woodman, i cili regjistroi debutimin e tij në Premier League me fanellën e “The Reds”.
Pas ndeshjes, trajneri Arne Slot konfirmoi se situata e Mamardashvilit mbetet e paqartë:
“Giorgi shkoi në spital, duhet të presim për të parë sa serioze është gjendja e tij”.
Problemet për Liverpoolin nuk mbarojnë me kaq. Portieri titullar Alisson Becker vazhdon të jetë i lënduar dhe pritet të rikthehet vetëm muajin e ardhshëm, me sfidën ndaj Manchester United si objektiv.
Ndërkohë, në listën e të lënduarve janë edhe Joe Gomez, Wataru Endo, Giovanni Leoni, Hugo Ekitike dhe Conor Bradley, të cilët janë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.
Kështu, përballja e radhës ndaj Crystal Palace në “Anfield” pritet ta gjejë Liverpoolin me mungesa të mëdha, ku në portë mund të startojë Woodman si zgjedhje e tretë./Arbresh.info
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...
Çitaku për ftesën e Kurtit: Kemi kërkuar të dërgojë shkresë ...
Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë
Guardiola: Arseanali është ende në krye të tabelës, ne nuk d...
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...