Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag thuhet se tani është zgjedhja e preferuar e drejtuesve të Manchester United për trajnerin e tyre të ardhshëm të përhershëm.
Ten Hag po fiton më shumë admirues brenda klubit nga Old Trafford.
Sipas “The Mirror”, Ten Hag e ka vënë veten në kornizën për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Unitedit, pas sukseseve me Ajaxin, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Ten Hag konfirmoi vendin e tyre në garën elitare evropiane për klube duke siguruar një rekord perfekt prej gjashtë fitoresh në një grup që përfshinte ekipe si Borussia Dortmund, Sporting Lisbona dhe Besiktas.
Ajax është gjithashtu në majën e tabelës në Eredivisie dhe në rrugën e duhur për të fituar titullin e tretë radhazi.
Ten Hag rriti talente të mëdhenj si Hakim Ziyech, Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Donny van de Beek përpara se Ajaxi t’i shiste për shifra të mëdha.
Aftësia e holandezit për të rritur performancat e lojtarëve që nuk arritën majat në Premier League ka rënë gjithashtu në sy të pronarëve amerikanë të Unitedit.
Sebastien Haller, Daley Blind, Davy Klaassen, Steven Berghuis, Dusan Tadic dhe Maarten Stekelenburg po lulëzojnë të gjithë nën urdhrat e Ten Hag në Amsterdam pasi kaluan kohë pa lënë shumë gjurmë në Premier League./Arbresh.info
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...