Mason Mount duroi një sezon debutues të tmerrshëm në “Old Trafford”, duke humbur pjesën më të madhe të tij për shkak të lëndimit.
Edhe kur u paraqit, Mount nuk arriti të linte shenjën e tij siç mund të pritet nga një numër 7 i Manchester United.
Erik ten Hag, i cili solli anglezin në klub, ende e mbështet mesfushorin dhe për të është pyetur në konferencën e fundit, duke konfrimuan besimin ndaj tij.
“Nuk mund ta gjykoni sezonin e tij, sepse ai u lëndua. Mos e gjykoni. Kur të jetë në formë, ai do të jetë një lojtar shumë i mirë për ne dhe ne mund ta përdorim atë në shumë pozita” .
“Ju duhen lloje të caktuara në skuadër, lojtarë skuadre, lojtarë multifunksionalë, padyshim që ai është një nga lojtarët që mund të luajë në disa pozicione, ai do ta ndihmojë ekipin”, deklaroi Ten Hag. /Telegrafi/
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...