Televizioni publik i Norvegjisë, NRK, gjatë edicioneve të lajmeve të orës 23:00, ka kërkuar falje publike pasiqë e ka quajtur KF Prishtinën klub nga Serbia .
Sipas raportimit të Radio Rilindja Oslo, Ambasada e Kosovës në Norvegji ka qenë gjatë tërë ditës e angazhuar dhe në kontakte me televizionin për të kërkuar falje publike.
Kujtojmë se bardhëkaltërtit kanë pësuar humbje kundër Bodø/Glimt në ndeshjen e kthimit në Norvegji me rezultat 2-0 ku rezultati i përgjithshëm ishte 3-2.
Andaj, klubi kosovarë ka përfunduar aventurën e tyre në Conference League.
Më poshtë mund të shihni videon e siguruar nga arbresh.info, ku moderatoreja e lajmeve kërkon falje publike për gabimin e bërë. /arbresh.info/
Video:
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...