Përplasja me trajnerin Erik ten Hag po i kushton shumë Jadon Sanchos. Sulmuesi është përjashtuar nga skuadra e parë me teknikun holandez që nuk e lejon britanikun të stërvitet dhe të luajë në Old Trafford përsa kohë nuk kërkon falje publike.
Për momentin, 23-vjeçari refuzon ta kryejë një akt të tillë dhe nga ana tjetër, trajneri holandez vetëm sa shton sanksionet ndaj tij.
Së fundmi, mediat britanike mësojnë se Sancho nuk lejohet më të darkojë me pjesën tjetër të skuadrës dhe ai mund të ulet e të darkojë vetëm me djemtë e akademisë.
Po ashtu, Sancho nuk ka të drejtën as të përdorë ambientet që përdoren nga lojtarët e skuadrës së parë në qendrën stërvtitore.
Situata sa vjen e rëndohet ditë pas dite dhe gjithnjë e më shumë duket si një rrugë pa kthim, me Sanchon që mund të kërkojë shpëtim në merkaton e janarit.
Kujtojmë se telashet mes sulmuesit dhe trajnerit Ten Hag nisën në momentin kur Sancho nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kritikoi holandezin që e kishte lënë pa arsye jashtë skuadrës në ndeshjen kundër Arsenalit./ss
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...