Probleme të mëdha shfaqen për Vincenzo Iaquinta, 38-vjeçari, ish-sulmues i Juventus dhe kombëtares italiane, me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2006. Gjatë një procesi kundër mafies “ndrangheta”, prokurorët kanë kërkuar 6 vite heqje lirie për ish-futbollistin e lindur në Crotone.
Akuza ndaj Iaquinta është për përfshirje të drejtpërdrejtë në biznesin e mafia duke shkëmbyer para me keqbërësit, teksa i ati i tij Giuseppe Iaquinta rrezikon 19 vjet burg,
Prokuroria italiane ka kërkuar një total prej 1712 vitesh burg për 151 të pandehurit e arrestuar në krahinën Emilia Romagna. Mes akuzave kryesore është krimi i organizuar me stil mafioz, falsifikime, gjobëvënie dhe evazion fiskal.
Krahas Iaquinta dhe babait të tij, dënimi më i rëndë është kërkuar për Michele Bolognino (30 vjet heqje lirie) dhe Gaetano Blasco (26 vjet burg).
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...