Etrik Berisha ka bërë heroin për Hacken, që fitoi trofeun e Kupës në Suedi.
Portieri shqiptar priti dy penallti në finale përballë kampionëve të Malmos, ndërsa Hacken siguroi trofeun pasi fitoi 4-2 përmes 11-metërshave, përcjell Arbresh.info.
Berisha priti penalltinë e parë dhe të tretë për vendasit duke bërë që skuadra e tij të mbetet në avantazh. 90 minutat dhe koha e shtesë përfunduan me barazim pa gola mes dy skuadrave.
Kujtojmë se Berisha u transferua te Hacken në prill, pasi kishte qenë pa skuadër gjatë gjithë sezonit.
36-vjeçari ndërkohë nuk merr ftesë te Kombëtarja nga qershori i vitit të kaluar.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare