Drejtuesit e Real Madridit nuk e kanë kuptuar vendimin e trajnerit Xabi Alonso për t’i dhënë kaq pak minuta Endrickut, raporton The Athletic.
Sipas burimeve të mediumit prestigjioz, brenda klubit ka pasur habi për mënyrën se si talenti brazilian është përdorur, duke qenë se ai konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme të së ardhmes së “Los Blancos”.
Hierarkia e klubit beson se Endrick ka nevojë për më shumë hapësirë dhe besim për t’u zhvilluar, ndërsa vendimi i Alonsos për ta aktivizuar rrallë nuk është pritur mirë në nivelet më të larta të klubit.
Sipas mediave spanjolle, Arbeloa e ka parë të arsyeshëm rikthimin e tij në Real Madrid.
Madje nëse, ai do të mbetet në krye të klubit edhe pas verës dëshira e tij e parë do të jetë rikthimi i brazilianit Endrick në Madrid.
Talenti brazilian që nga huazimi i tij në Lyon ka luajtur tri ndeshje derisa ka realizuar katër gola dhe një asistim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...