Zvicra mori një lajm të hidhur mëngjesin e sotëm, ku mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari i tha “po” Kosovës edhe zyrtarisht.
Për këtë lajm kanë shkruar edhe mediat më të madhe zvicerane, duke e cilësuar si një goditje tjetër pas asaj të shtatorit, ku Leon Avdullahu iu bashkua Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Një koment të shkurtër e dha edhe Drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.
“Albiani është përzgjedhur për ekipin senior nacional disa herë. Ai ishte pjesë e ekipit, por nuk është stabilizuar si startues i rregullt. Tani ai ka vendosur që të luajë për Kosovën në të ardhmen dhe ne e respektojmë vendimin e tij”, ka thënë Tami për “Blue Sport”.
Albian Hajdari do të jetë gati për dy ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës./Arbresh.info
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën