Arsenali do të zhvilloj një seri bisedimesh këtë mëngjes para se të vendos nëse ndeshja e tyre në Premierë Ligë kundër Manchester Cityt do të zhvillohet sonte (e enjte).
“Topçinjtë” është paraparë të takohen me skuadrën e Pep Guardiolas duke filluar nga ora 20:45 në Emirates, vetëm katër ditë pasi dy skuadrat u takuan në finale të Carabao Cup, transmeton portali arbresh.info.

Por, stuhia e madhe e borës që ka përfshirë pjesën më të madhe të Anglisë ka bërë që Arsenali të mos jetë ende në gjendje të sqaroj nëse ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e sotme
Skuadra e Cityt do të largohet nga Manchesteri për të bërë udhëtimin prej dy orësh në Londër me tren.
Sidoqoftë, ‘SunSport’ raporton që zyrtarët e Arsenali do të zhvillojnë disa takime këtë mëngjes me agjencitë e tjera për të vendosur nëse është e sigurt që ndeshja të zhvillohet./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...