“Të jesh apo të mos jesh në finale” – Sonte dueli i dytë i titanëve mes Bayernit dhe PSG

08:35 | 6 Maj 2026
D.H

Arsenali është në pritje të kundërshtarit për finalen e madhe të Budapestit në Ligën e Kampionëve. Sonte në kuadër të gjysmëfinales së dytë përballen Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 5:4 në ndeshjen e parë, shkruan Arbresh.info.

Një super përballje e cila ka prodhuar nëntë gola, pritet të jetë një takim i madh edhe sonte.

Bayern Munich kërkon finalen e parë pas pesë viteve, derisa PSG të dytën me radhë.

Këto dy skuadra përveçse janë përballur edhe në gjysmëfinalen e parë, janë takuar edhe në fazën e ligës, ku Bayerni ka triumfuar 1:2 në “Parkun e Princave”.

PSG për të arritur në finale i duhet së paku një barazim, kurse bavarezëve i duhet një fitore prej dy apo më shumë golave.

Në rast fitores së Bayernit me një gol diferencë, atëherë ndeshja shkon në vazhdime.

Kujtojmë se finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet me 30 maj në Budapest të Hungarisë me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale