Vëllai i mesfushorit, Paul Pogbas, Mathias Pogba ka thënë se të gjithë janë në dijeni që e ardhmja e Paulit nuk do jetë në “Old Trafford”.
Që nga viti i kaluar Pogba është duke u munduar të largohet nga “Djajtë e Kuq” me Real Madrid dhe Juventus të interesuar, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe Mathias i cili beson se vëllai i tij dëshiron të trofe dhe te United kjo gjë nuk mund të ndodh.

“Të gjithë e dinë se Paul dëshiron të largohet nga Manchester United, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë tituj”.
“Të gjithë e dimë se kjo nuk do arrihet te United. Do të shohim çfarë do ndodh në verë”, deklaroi ai.
Raportimet e fundit thonë se Pogba është afër për tu rikthyer te Juventus./arbresh.info.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë