Superliga e Kosovës vazhdon aksionin këtë mesjavë ku do të luhet xhiroja e gjashtë, dhe priten takime interesante.
Të gjitha ndeshjet luhet ditën e enjte, ku derbi i kësaj jave luhet në Suharekë, midis Ballkanit dhe Dritës, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë një tjetër duel interesant pritet të jetë sfida mes Dukagjinit të Ismet Munishit, i cili e ka nisur stinorin për mrekulli kundër Llapit të Tahir Batatinës, i cili është krejtësisht jashtë forme.
Gjilani përballet me Dukagjinin ndërsa Malisheva e pret në shtëpi Ferizajn. Këto takimet nisin me fillim nga ora 15:00.
Xhiroja mbyllet me derbin lokal mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re. Ky takim luhet nën ndriçimin e reflektorëve me fillim nga ora 20:15 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron