Aurelien Tchouameni është një nga shtyllat e mesfushës së Real Madridit.
Në një intervistë për “L’Équipe”, mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, vlerësoi punën e trajnerit Xabi Alonso. Sipas francezit, trajneri i ardhur këtë verë, ka qenë thelbësor për zhvillimin e tij në fushë.
“Që nga dita e parë, patëm videokonferenca, vetëm ne të dy. Ai më tregoi pamje nga sezoni, duke u përqendruar te pozicionimi, çfarë mund të përmirësoj, çfarë mund të ndërtoj. Pozicionimi, loja me dhe pa top”, tha Tchouameni.
Më tej, mesfushori francez shtoi: “Që nga fillimi i sezonit, kam ndjerë se jam përmirësuar në disa fusha. Pozicionimi me top, loja përpara, pozicionimi në mesfushë, në shumë drejtime”.
“Mund të vraposh shumë, por gjithashtu duhet të dish si të vraposh në mënyrë efikase. Ndonjëherë nuk duhet shumë përpjekje për të marrë topin në pozicionin e duhur dhe humb më pak energji”, tha Tchouameni.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...