Lazio është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.
Drejtori sportiv i kryeqytetasve, Igli Tare gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me presidentin e Veronës, Maurizio Setti si dhe me drejtorin sportiv Tony D’Amico.
Gianluca Di Marzio ka raportuar se ky takim ka zgjatur katër orë, teksa Lazio ka bërë edhe ofertën zyrtare.
Biancocelestët kanë ofruar 26 milionë euro plus një milionë tjetër në formë bonusesh për mbrojtësin shqiptar.

Përveç kësaj oferte Lazio ka lënë të hapur mundësinë ta huazojë edhe ndonjë futbollistë të ri te Verona.
Në anën tjetër raportohet se klubi kryeqytetas ka arritur paraprakisht një akord me shqiptarin për një kontratë pesë vjeçare, ku Kumbulla do të fitonte 1,5 milionë euro në vit, pagë që do të rritej pas çdo viti të kaluar në Olimpico.
Marrëveshja mes dy skuadrave duket afër dhe Lazio pritet ta fitojë garën me Juventusin e Interin për reprezentuesin shqiptar. /Telegrafi/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...