Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka deklaruar se klubi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin holandez, Stefan de Vrij.
Ish ylli i Ajaxit, pritet të rinovojë kontratën me klubin laçian dhe në të do të jetë edhe një klauzolë.
Drejtori shqiptar, Tare ka informuar tifozët e klubit se ‘shtylla’ e mbrojtjës do të rinovojë me klubin.
“Preferoj mos të flas për këtë sonte, së shpejti do të dalim me një komunikatë rreth kësaj”.
“Ka marrëveshje komplete me lojtarin, por problemi qëndron me agjencinë e tij, por këto janë çështje burokratike”.
“Është një histori që nuk do të mbarojë kurrë, por ne do vendosim shumë shpejt”, ka thënë Tare për Mediaset Premium. /arbresh.info/
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...