Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ka pranuar se skuadra e tij nuk është në garën për titull aktualisht pas humbjes turpëruese 1-0 në shtëpi ndaj Brightonit të mërkurën mbrëma.
Steven Alzate shënoi në minutën e 56-të për pulëbardhat në atë që do të dilte të ishte goli i vetëm i lojës në Anfield dhe i tri pikëve për Brighton.
Humbja i mbajti Reds shtatë pikë prapa Manchester City, i cili gjithashtu ka një ndeshje më pak ndaj kampionëve të sezonit të kaluar.
Liverpooli duket shumë larg nga ritmi i lart që vendosën sezonin e kaluar, me sulmin e tyre në shtëpi që duket veçanërisht i dobët.
Duke folur për BBC pas ndeshjes, Robertson pranoi që skuadra e tij është larg formës së kërkuar dhe nuk gjendet momentalisht në garë për titull.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...