Kosova do të debutojë në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, të cilat do të mbahen prej 9-25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut.
Ekipin olimpik të Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri, i cili ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: sllallom, sllallom i madh, super sllallom i madh, lëshim i shpejtë dhe kombinim alpin.
Asnjëri nga skitarët tjerë që ishin kandidat të mundshëm, përkundër dhënies së maksimumit në garat e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë normën olimpike A, e cila mundëson pjesëmarrjen në LOD PyeongChang 2018, thuhet në njoftimin e KOK.
Komiteti Olimpik i Kosovës ju dëshiron suksese skitarëve në karrierën e tyre, derisa uron Albin Tahirin, i cili do ta shkruajë historinë e Kosovës.
28-vjeçari i lindur në Slloveni, do të bartë flamurin tonë në ceremoninë hapëse (9 shkurt) dhe atë mbyllëse (25 shkurt).
Ekipi olimpik i Kosovës do të udhëtojë për në PyeongChang më 5 shkurt.
Detajet tjera të dorëzimit të flamurit të Kosovës për Albin Tahirin dhe prezantimin para mediave, do të bëhen të ditura në ditët e ardhshme.
Manxhuka i reagon shefes së stafit të Presidentes: E ftoj të...
Hegseth: Brenda ditësh do ta kemi nën kontroll qiellin irani...
Zyrtare: “Finalissima” do të luhet, por jo në Katar
Presidenca: Pretendimet për përkrahje nga LVV për rizgjedhje...
Nagavci: Ne e kemi kandidatin tonë, presim nga PDK dhe LDK t...
Nagavci: Ia kemi ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, i ka re...