Këshilltarja për media e Presidentes, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj raportimeve se Vjosa Osmani i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përmes një deklarimi publik, Hollaj ka demantuar këto pretendime, duke i cilësuar ato si të pavërteta, shkruan Arbresh.info.
“Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo është gënjeshtër!”, thuhet në reagimin e bërë publik nga këshilltarja për media.
Ky reagim vjen në kohën kur në opinion janë shtuar spekulimet rreth zhvillimeve politike dhe çështjes së rizgjedhjes së presidentit./Arbresh.info/
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku
Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për...