Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka folur në konferencën për media para miqësores ndaj Kilit, duke e vlerësuar ekipin kilian në maksimum.
Ndër të tjera, trajneri kuqezi foli edhe për mundësinë nëse Broja dhe Manaj mund të luajnë bashkë, ndërsa theksoi se ky është momenti më i mirë për të parë të gjithë lojtarët, jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshjet ndaj Kilit e Suedisë.
“Nesër do të ketë një stadium plot me tifozë shqiptarë dhe do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Aktualisht ne nuk po mendojmë për “Euro 2024”, na pret puna. Lojtarët flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore me Klin dhe Suedinë, dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Ne e kemi thënë shpesh që nuk ka miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi sfidën me Kilin që ka emra të rëndësishëm në skuadër si Alexis Sanchez, Diaz, Vargas apo Perez që është një lojtar i ri. Mos të harrojmë që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë më finalet e Botërorit dhe ka kaluar 3 herë në fazën çerekfinale. Është skuadër që është mësuar të luajë me ekipe të mëdha si Brazili, Italia, Anglia. Për mua si amerikano-latin kjo ndeshje është e veçantë dhe sigurisht do të jetë një ndjesi e bukur, po me Shqipërinë është diçka ndryshe”, u shpreh Sylvinho.
Kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...