Ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas edhe të TMK-së e FSK-së, gjeneralin Sylejman Selimi, sot ishte mysafir në FFK.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas edhe të TMK-së e FSK-së, gjeneralin Sylejman Selimi, e ku të pranishëm ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Luan Vokshi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe ndihmëstrajneri i Kombëtares, Muharrem Sahiti.
“Me këtë rast presidenti Ademi shprehu respektin e tij dhe të KE të FFK-së për vlerat dhe kontributin e gjeneralit në luftën çlirimtare, por edhe për kontributin e tij në kohën kur ishte futbollist, duke i dhuruar një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri” si dhe fanellën e Kombëtares”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Gjenerali Sylejman Selimi u shprehu mirënjohjen krerëve të FFK-së për mikpritjen dhe njëherësh shprehu ngushëllimet e tij për ish-presidentin Fadil Vokrri, derisa u shpreh i lumtur për sukseset që po arrin Kombëtarja e Kosovës në garat ndërkombëtare, si dhe vlerësoi lartë vazhdimin e punës së suksesshme nga krerët e FFK-së. Me këtë rast, gjenerali Selimi theksoi se vetë rezultatet që po i arrin Kombëtarja, por edhe gara korrekte në kampionat dëshmojnë se puna në FFK po ecën mjaft mirë”, shton FFK-ja.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...