Supermakinat sportive Gumball 3000 dhurojnë spektakël në Tiranë

01:26 | 6 Korrik 2017

150 supermakinat sportive Gumball 3000, ku përfshihen markat më të njohura, Lamborgini, Porshe, Ferrarri, Hamer etj, janë kthyer për herë të dytë në Shqipëri ku kanë dhënë një spektakël të vërtetë në qendër të kryeqytetit.

Surprizë për fansat që kanë shijuar xhiron e automjeteve në sheshin “Nënë Tereza” ka qenë dhe Dj Afro Xhek, i cili po ashtu ka dhënë një spektakël të vërtetë teksa drejtuesit e makinave Rally kanë treguar aftësitë e tyre.

Por spektakli ka nisur në Shkodër, kur rreth orës 18:00 makinat kanë hyrë në kufirin shqiptar.

Turi për vitin 2017 ka nisur në Riga të Letonisë në datën 1 korrik duke vijuar më pas Varshavë.

Në Krakov në kufi me Çekinë ka qenë ndalesa e rradhës së supermakinave për të vijuar në Budapest në datën 3 korrik.

Turi ka vijuar me ndalesën në Zagreb e më pas në Dubrovnik, qytet në të cilin janë kthyer pas 7 vitesh dhe duke vijuar ndalesën në Tiranë, ku për herë të parë kanë qenë në vitin 2007.

Në prezantimin e programit, Shqipëria cilësohet një perlë e fshehur, me rrugë me peisazhe nga më të mahnitshmet në Europë.

Pas vendit tone, turi do të vazhdojë në Athinë ku po ashtu është parashikuar një spektakël për fansat.

Gumball 3000 ka nisur turin e parë në vitin 1999, ndërsa ka vijuar me këtë traditë duke përshkruar 4 mijë kilometër rrugë, me spektaklin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara