Superliga e Kosovës sot hap xhiron e 26-të me dy ndeshje.
Elita e futbollit të Kosovës vazhdon ndeshjet kampionale këtë fundjavë, ku në orar janë ndeshjet e xhiros së 26-të.
Të shtunën (sot) janë në orar dy ndeshje, të cilat fillojnë nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.
Në stadiumin ‘Bajram Aliu’, Drenica takohet me Trepçën ’89, ndërsa në ‘Agron Rama’ në Obiliq, KEK-u pret Llapin.
Gjatë ditës së nesërme zhvillohen edhe katër ndeshje tjera, ku spikat derbi mes Gjilanit dhe Dritës, që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
E diel:
Liria – Feronikeli
Ferizaj – Prishtina
KF Ballkani – Flamurtari
Gjilani – Drita
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...