Luis Enrique festoi trofeun e parë në stolin e Paris Saint-Germain, me trajnerin spanjoll që koleksionoi Superkupën e Francës, me parisienët që mundën në Paris skuadrën e Toulouse 2-0.
Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së në konferencë për shtyp shprehu gëzimin e tij, por i surprizoi të gjithë sepse ia kushtoi meritën edhe ish-trajnerit Christophe Galtier.
“Fillimisht dua të falënderoj zotin Galtier për punën e bërë përpara se unë të vija këtu, gjithashtu edhe lojtarët, sepse falë tyre unë jam këtu.Personalisht jam shumë i lumtur, për trofeun e fituar, por edhe për tifozët sepse e kuptova që u lumturuan. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, më pas, në pjesën e dytë toleruam disi, por më vjen mirë edhe për faktin që nuk pësuam. Skriniar? Jemi në pritje, nuk e di ende shkallën e dëmtimit të tij. Ajo çfarë më pëlqeu ishte pritja e publikut për brazilianin Beraldo, ka personalitet dhe cilësi shumë të mira, Parisi dhe jo vetëm do të dashurohen pas tij.” – tha fillimisht Luis Enrique.
Në fund, spanjolli u pyet mbi mungesën e Ugarte-s, mesfushori që ishte planifikuar të luante nga minuta e parë, por në fund u spostua në stol.
“Ugarte është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai është madhështor dhe fantastik sa herë që luan, por duhet ta kuptoni se këtu jemi në Paris dhe konkurrenca është e jashtëzakonshme. Këtu askush nuk luan prej emrit, por prej formës dhe që të luash duhet të jesh i mirë çdo ditë.” – përfundoi trajneri spanjoll.
Luis Enrique u rikthye te trofeu në aspektin personal, pasi nuk fitonte prej vitit 2017 kohë kur fitonte Kupën e Mbretit me Barcelonën, teksa kjo ishte Superkupa e katërt për të, sepse në të kaluarën, 53-vjeçari e kishte fituar dy herë si lojtarë dhe një herë me katalanasit si trajner./ss
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...