Sot (e enjte) fillon gara në Superkupën e Italisë, ku marrin pjesë katër ekipe dhe luajnë nga një ndeshje gjysmëfinale për të arritur në finalen e madhe e cila pritet të zhvillohet të hënën mbrëma.
Superkupa e Italisë edhe në këtë edicion do të luhet në Arabinë Saudite, ku katër skuadra të mëdha luftojnë për trofeun.
Gjatë ditës së sotme zhvillohet ndeshja e parë, ku Interi do të luajë ndaj Atalantas në takimin që pritet të luhet në “Kingdom Arena” të Riadit.
Në ditën e nesërme (e premte) do të luajnë përsëri dy skuadra të mëdha, ku do të ndeshen Juventusi dhe Milani, në stadiumin e njëjtë sikurse ndeshja tjetër.
Të dy takimet janë paraparë të zhvillohen nga ora 20:00, ndërsa finalja e madhe do të luhet të hënën. /Telegrafi/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje