Sllovenia është nikoqire e Kosovës të shtunën mbrëma në ndeshjen vendimtare të kualifikuese për Kampionat Botëror.
Sfida luhet në kryeqytetin slloven Ljubljanë, me fillim nga ora 20:$5 në stadiumin ‘Stadion Stozice’, shkruan Arbresh.info.
Para këtij takimi ka folur edhe sulmuesi slloven, Zan Vipotnik.
“Pres që lojtarët e Kosovës të jenë shumë të motivuar, por e njëjta gjë vlen edhe për ne. Ndeshja do të tregojë se kush është më i mirë, por shpresoj se do të jemi ne”, ka thënë Vipotnik për Federatën e Futbollit të Sllovenisë.
Kujtojmë se ndeshja mes këtyre dy kombëtareve përfundoi baras 0-0 në Prishtinë. Në këtë përballje Sllovenia do të jetë pa lojtarin më të mirë të skuadrës, Benjamin Sesko./Arbresh.info
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran