Sulmuesi i Irlandës së Veriut, Shayne Lavery insiston se ai me shokë janë të vendosur ta heqin frustrimin e tyre në Kosovë pas përballjes së të enjtes me “Dardanët” në Prishtinë.
Kjo Kombëtare humbi nga Greqia në ndeshjen e parë të Grupit 2, Liga C, ndërsa më pas barazoi pa gola me Qipron.
Irlanda e Veriut është e mllefosur që lëshoi pikë në këto takime dhe me një fitore eventuale në stadiumin “Fadil Vokrri”, kjo Kombëtare synon ta rikthejë buzëqeshjen.
“Ne duam ta përdorim dhimbjen që e kemi për faktin që nuk e mposhtëm Qipron dhe t’i marrim tri pikë në Kosovë”, deklaroi Lavery.
“Ne ishim të dëshpëruar që nuk arritëm të shënonim në udhëtim. Na mungoi prekja e fundit. Duam t’i përmirësojmë gabimet ndaj Kosovës. Kam besim se fitoret do të vijnë. Kemi lojtarë të talentuar”, vazhdoi futbollisti i Blackpoolit.
Ndeshja e Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 20:45. /arbresh.info/
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...