Xhiro e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të përfundojë ditën e sotme.
Ndeshja e vetme e mbetur e kësaj xhiro është ajo mes Suharekës dhe Llapit, që zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Një përballje e dy skuadrave që po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve këtë kampionat, me Suharekën që nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit duke marrë tre barazime e tre humbje.
Llapi ka ecuri edhe më të keqe, pasi në nëntë ndeshje nuk kanë marrë fitore në Albi Mall Superligë dhe e fundit ishte pikërisht ndaj Suharekës.
Dy skuadrat së fundmi kanë triumfuar në mesjavën e kaluar në Kupën e Kosovës dhe kërkojnë këndelljen edhe në kampionat. /Telegrafi/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...