Suhareka ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me gjykimin e ndeshjes ndaj Gjilanit, duke akuzuar arbitrin kryesor Gramoz Shala dhe ekipin e arbitrimit për vendime të padrejta që, sipas klubit, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.
Në një reagim zyrtar, klubi suharekas ka kritikuar mosreagimin e arbitrave në një moment kyç të ndeshjes, ku pretendon se një lojtar i tij ishte ndaluar në mënyrë të parregullt gjatë një aksioni sulmues. Sipas Suharekës, as arbitri kryesor dhe as sistemi VAR nuk e kanë shqyrtuar situatën, pavarësisht se teknologjia ishte në dispozicion për të shmangur gabime të tilla.
“Kjo është e papranueshme dhe dëmton besueshmërinë e kampionatit. Nëse edhe me gjithë këto mjete teknologjike ndodhin gabime të tilla, atëherë çfarë masash duhet të ndërmerren për të siguruar një gjykim të drejtë?”, thuhet në deklaratën e klubit, i cili kërkon shqyrtim urgjent të rastit dhe shpjegim zyrtar për vendimet e marra nga arbitrat.
Ndeshja e luajtur në kuadër të Javës së 22-të të Superligës së Kosovës është mbyllur me fitoren e Gjilanit 2-1 në Suharekë. Po të njëjtën ditë, Suhareka ka njoftuar largimin e trajnerit Qendrim Kida. Aktualisht, ekipi ndodhet në vendin e gjashtë në tabelën e Superligës, e cila kryesohet nga Drita./rtk/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër