Juve e do Suarezin për sezonin 2020/21.
Luiz Suarez do të largohet nga Barcelona dhe mediat në Itali tashmë janë duke raportuar se ai është dëshira e madhe e trajnerit, Andrea Pirlo.
GOAL mëson nga burime të sigurta që një lëvizje e tillë mund të realizohet, Suarez te Juve mund të luajë me Cristiano Ronaldon, rivalin e shokut më të mirë, Lionel Messi.
Pirlo është ë kërkim të një sulmuesi dhe tani për tani, opsioni më i mirë është Luios Suarez, pasi Roma vazhdon të insistojë që ta mbajë Edin Dzekon, një tjetër dëshirë e Pirlos.
Humbja 8-2 nga Bayerni në Champions League ka lëkundur Barcelonën që dëshiron të bëjë shumë ndryshime dhe Suarez është në listën e largimit, derisa Lionel Messi ka kërkuar gjithashtu që të largohet nga klubi ku ka fituar gjithçka. /Gazeta Express/
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë