Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka deklaruar se lojtarët si Neymar dhe Lautaro Martinez do të jenë gjithnjë të mirëpritur në klub.
Neymar është lidhur vazhdimisht me një largim nga Paris Saint-Germain këtë verë, me një rikthim në Camp Nou që dukej mjaft i përfolur.
Sulmuesi i Interit Martinez ndërkohë ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Serie A dhe raportohet se ka tërhequr vëmendjen e katalanasve teksa kërkojnë një pasues të Suarez, i cili po afron në vitin e fundit të kontratës së tij, përcjell lajmi.net.
“Është e vështirë të flitet për lojtarët sot. Siç është situata në botë sot, duke folur se kush mund të vijë është disi e ndërlikuar”, tha Suarez për Mundo Deportivo.
“Por unë mund të flas për lojtarët që ata janë dhe ata janë lojtarë të mëdhenj. Natyrisht Ney, të gjithë e njohin atë dhe ne e dimë vlerësimin që kemi për të në dhomën e zhveshjes. Ai ka ende për të dhënë dhe do ishte i mirëpritur”.
“Lautaro është një lojtar që është rritur shumë në Itali, ai është një ‘nëntë’ që ka lëvizje që janë spektakolare dhe që pasqyron sa i shkëlqyeshëm është një sulmues”, u shpreh Suarez.
Ministri belg vrapon në sheshin e Prishtinës si qytetar i za...
Spanja e furishme, Italia e kujdesshme: e nisin me fitore Ev...
LDK-ja sot i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim...
Parashikimi i motit në Shqipëri
SHBA sot feston Ditën e Pavarësisë
Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së