Luis Suarez thotë se është tronditur me vendimin e trajnerit Luis Enrique për largim nga klubi me përfundimin e sezonit.
Pas disfatës së tmerrshme 6 me 1 që i shkaktuan Sporting Gijonit të mërkurën, Luis Enrique ka zbuluar rreth vendimin të tij për tu larguar me përfundimin e kontratës në muajin qershor, transmeton portali arbresh.info.
“E vërteta është se ai na befasoi pak të gjithëve, ne nuk e prisnim këtë, por është një vendim i kuptueshëm dhe i pranueshëm”, tha Suarez për mediat spanjolle.
“Arsyeja e tij është më shumë e pranueshme sepse roli tij si trajner është shumë i vështirë. Të merr shumë orë në punë. Ai është një prind dhe dëshiron ta shijojë këtë”, shtoi ai.
Barcelona e Luis Enriques do të pres në shtëpi Celta Vigon të shtunën./arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...