Luis Suarez ka thënë se mundësia për ta braktisur Barcelonën për MLS-në – ligën elitare të futbollit në SHBA – mbetet opsion e mirë për të. Sulmuesi uruguaian i bëri këto komente në një kohë kur e ardhmja e tij në Camp Nou është e pasigurt.
32-vjeçari ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021 dhe deri tani nuk ka pasur bisedime mes palëve për vazhdimin e saj.
Suarez i ka shënuar gjashtë gola në 10 ndeshje në La Liga për skuadrën e Ernesto Valverdes deri tani këtë sezon.
Së fundmi është raportuar se Suarez ka mundësi t’i bashkohet Inter Miamit, klubit të David Beckham.
Duke iu referuar bisedave me bashkatdhetarin e vet, mesfushorin e Seattle Sounder Nicolas Lodeiro, për interesimin e tij për të kaluar në MLS, Suarez tha për ESPN: “Nuk i premtova asgjë (Lodeiros). Vetëm biseduam.”
“MLS-ja është ligë në të cilën çdo lojtar do të ishte i interesuar të luajë. Unë e pyeta atë se çfarë gare është, si dhe për bashkëlojtarët e tij”, shtoi Suarez.
“Unë kam kontratë me Barçën dhe jam shumë i lumtur këtu. Ama të ardhmes s’i dihet, është ligë atraktive”, përfundoi ai. /Gazeta Express/
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...