Bashkimi shpejt pritet të zyrtarizojë trajnerin e tretë për këtë stinor.
Pasi që nisi stinorin me malaziasin Predrag Milovic, e pastaj e vazhdoi atë me grekun Fotis Takianos, ekipi do të nis pjesën e dytë të stinorit me një trajner tjetër nga Greqia.
Fjala është për ish-trajnerin e Kozuvit dhe Strumicës si dhe ish-ndihmëstrajnerin e Arisit të Selanikut, Stratos Koukoulekidis, mëson Borozani.
Trajneri grek, që pas 13 ditësh mbush 58 vjet, pritet të merr drejtimin e skuadrës dhe ta këndell atë në luftë për Kupën e Kosovës dhe eventualisht edhe titull.
Bashkimi dje ka zyrtarizuar dy basketbollistë të ri në ekip, vendorët Altin Morina dhe Ardian Xhibo, ky i fundit me përvojë nga Hogsbos i Suedisë.
Në ndërkohë, ekipi prizrenas maksimalisht deri nesër duhet të paraqes për regjistrim edhe basketbollistët e huaj që pritet të përforcojnë skuadrën, nëse plani×kohet që ata të luajnë në duelin e parë të pjesës së dytë të stinorit, ndaj Sigal Prishtinës.
Bashkimi në xhiron e parë të pjesës së dytë të stinorit luan ndaj Sigal Prishtinës kampione si mysafir në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, të shtunën me fillim në ora 19:00.
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...