Është shtyrë debutimi i portierit shqiptar Thomas Strakosha në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Portieri shqiptar këtë verë iu bashku skuadrës angleze Brentford nga Lazio si futbollist i lirë.
Por deri më tani Strakosha ende nuk ka debutuar në Ligën Premier dhe për më tepër duhet të pres vitin 2023 për ta bërë një gjë të tillë.
27-vjeçari shqiptar ka lënduar ligamentet në stërvitje me Brentfordin, teksa i ka pritur një penallti shokut të skuadrës, Kristoffer Ajer.
Lëndimi në stërvitje pritet ta lërë disa javë larg fushave gardianin shqiptar, që nuk ka debutuar ende në Ligën Premier.
Strakosha ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Brentford, edhe atë në Carabao Cup, ku ia doli të mbajë portën të paprekur, ndërsa për debutimin në kampionat do të duhet të presë vitin e ardhshëm.
Portieri titullar i Brentfordit është spanjolli David Raya që në nëntë ndeshje ka pësuar 17 gola. /Telegrafi/
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut