Portieri i Lazio-s, Thomas Strakosha ka pranuar se trajneri Simone Inzaghi ka ndryshuar mentalitetin dhe lojtarët kanë filluar të besojnë se mund të fitojnë Scudetto.
25-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon duke e mbajtur portën e paprekur për nëntë herë, transmeton portali arbresh.info.
Shqiptari ka thënë se besojnë që do arrijnë ta fitojnë Scudetto, ndërsa nuk e kanë pritur se do qëndrojnë në pozitën e dytë.

“Ëndrra është gjithmonë e mirë, kështu arritëm në vendin e dytë. Qëllimi në Ligën e Kampionëve, nuk e prisnim gjithashtu”.
“Tash, kemi filluar ta besojmë”, theksoi Strakosha.
Strakosha gjithashtu ka thënë se Inzaghi e ka përmirësuar skuadrën dhe nuk i ka vendosur presion askujt.

“Mentaliteti ka ndryshuar, kualiteti gjithmonë aty. Para se të mos besonim, Inzaghi na ka përmirësuar”.
“Janë lojtarë të mirë në skuadër, nuk është lehtë të gjesh kaq shumë. Trajneri nuk është duke na vendosur presion, jemi të qetë dhe jemi duke shijuar çdo situatë”, përfundoi ‘gardiani’ i Kombëtares së Shqipërisë.
Lazio momentalisht renditët në pozitën e dytë, një pikë më pak se lideri Juventus./arbresh.info.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK