
Mark Hughes, trajneri aktual i Stoke Cityt
‘The Telegraph’ mëson që Stoke City do të spastroj skuadrën në janar dhe Glen Johnson dhe Charlie Adam janë lojtarët që pritet të largohen.
Trajneri Mark Hughes duket se është i vendosur për të bërë disa ndryshime te lojtarët e tyre kryesor dhe të dy anëtarët e lartpërmendur të skuadrës së tij janë në pjesën e atyre që pritet të largohen, transmeton portali arbresh.info.
Johnson ka luajtur vetëm tri ndeshje në Premierë Ligë deri tani këtë sezon dhe vetëm dy prej tyre kanë ardhur si startues, ndërsa Adam ka luajtur vetëm dy minuta në ligë pasi hyri në fushë nga bankina muajin e kaluar në fitoren 1 me 0 ndaj Watfordit.
Të dy lojtarët pritet të largohen kur të rihapet merkato e transferimeve në janar pasi “Potters” dëshirojnë të zvogëlojnë faktuarat e pagave.
Sa i përket Xherdan Shaqirit, trajneri Mark Hughes ka konfirmuar së fundmi se edhe nëse ndonjë klub shfaq interesim për shërbimet e tij në Vitin e Ri, ata nuk do t’i përgjigjen duke lavdëruar futbollistin kosovar për formën e tij./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...