Sonte Stoke City dhe Liverpool do të takohen për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës.
Liverpooli në ndeshjen e fundit nuk ka arritur më shumë se një pikë në barazimin 1 me 1 ndaj Chelseat në Anfield Road, shkruan arbresh.info.
Rreziku kryesor për Stoke Cityn nga rradhët e të kuqve do të jetë egjiptiani, Mohamed Salah, i cili ka shënuar gola po aq se të gjithë sulmuesit e Stoke Cityt.
Ndërsa rreziku kryesor nga vendasit për skuadrën e Jurgen Klopp do të jetë nga Xherdan Shaqiri, i cili në katër ndeshjet e fundit ka shënuar apo ka asistuar.
Jurggen Klopp do të jetë nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Emre Can, Dejan Lovren dhe Nathaniel Clyne, për shkak të lëndimeve.
Ndërsa për vendasit do të mungojë portieri Jack Butland dhe mesfushori anglez, Steven Irland.
Takimi fillon nga ora 21:00. /arbresh.info/
Këto janë formacionet zyrtare:
Stoke City: Grant, Pieters, Allen, Zouma, Choupo-Moting, Martins Indi, Shawcross, Diouf, Shaqiri, Fletcher, Crouch.
Liverpool: Mignolet, Gomez, Matip, Lovren, Moreno, Wijnaldum, Can, Oxlade-Chamberlain, Mane, Solanke, Firmino.
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...