Stoke City ka siguruar tre pikët e para këtë sezon në Premierë Ligë.
Pas disfatës 1 me 0 ndaj Evertonit, skuadra e Mark Hughes ia ka shkaktuar disfatën e parë Arsenalit për këtë sezon duke fituar me rezultat minimal 1 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Jese Rodriguez, i cili është transferuar te skuadra angleze në formë huazimi, debutoi me gol në takimin e pasditës të së shtunës. Sulmuesi shënoi golin e vetëm dhe vendimtar të këtij takimi (47′).

Goli erdhi pas një gabimi në pasim nga Granit Xhaka, të cilën “Potters” e shfrytëzuan duke krijuar një kundërsulm të shpejtë.
“Topçinjtë” dominuan gjatë gjithë kohës, madje në dhjetë minutat e fundit shënuan përmes Alexandre Laccazettes por goli u mohua nga gjyqtari anësor pasi u vlerësua si pozitë jashtë loje.
Xherdan Shaqiri është detyruar të largohet nga fusha në duelin shqiptarë kundër Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit. Ylli i Zvicrës la fushën në minutën e 23′ të ndeshjes për shkak të lëndimit./arbresh.info
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?