Ballkani ka konfirmuar largimin e Stivi Frashërit nga skuadra.
Kampioni i Kosovës nuk ka bërë të ditur arsyen, por ka falënderuar portierin.
“Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC BALLKANI ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri. Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike”, thuhet në njoftim.
32-vjeçari ishte pjesë e Ballkanit prej vitit 2021 dhe me këtë skuadër fitoi tre trofe, dy tituj kampioni të Kosovës dhe Superkupën e Kosovës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...