Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të madhe në udhëtim tek Barcelona me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në kompeticionin më prestigjioz në nivel klubesh.
Barcelona e nisi takimin më mirë duke shënuar me Ferran Torresin në minutën e 19-të, pas një asistimi të Rashfordit.
Mirëpo shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, Mayulu barazoi rezultatin.
Parisi në pjesën e dytë e dominoi Barcelonën përkundër katër mungesave të mëdha si Dembele, Marquinhos, Khvicha e Doue.
Ky dominim i Parisit u shpërblye në minutat e fundit, ku Goncalo Romas ‘nokautoi’ katalanasit në minutën e 90-të me një gol, pas një aksioni fenomenal.
Kjo është fitorja e dytë e Parisit në po aq ndeshje, kurse Barcelona pëson disfatën e parë këtë edicion në Ligë të Kampionëve.
Ndeshjen e radhës Parisi e luan ndaj Leverkusenit, kurse Barcelona takohet me Olympiacosin./Arbresh.info
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...