Raheem Sterling ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën AS, në të cilën ka folur edhe për familjen e tij, në veçanti për vajzën Melody Rose.
Vajza e yllit të Manchester Cityt është tifoze e Liverpoolit dhe yllit kryesor të Redsave, Mohamed Salah, prandaj shpesh e ngacmon babanë e saj duke ia kënduar këngët e klubit që është lider i Ligës Premier.
“Hahaha! Ajo ka një personalitet thuajse si timin dhe i pëlqen të tallet dhe të mi këndojë këngët për Mo Salah”, ka thënë Sterling, i cili ka qenë pjesë e Redsave (2010-2015, duke përfshirë Akademinë), para se të nënshkruante për Cityn.
“Ajo e njeh rivalitetin ndërmjet Liverpoolit dhe skuadrës ku unë luaj, prandaj gjithmonë i këndon këngët e tyre dhe përpiqet të ma bëjë të vështirë, por i tillë është personaliteti i saj”, ka shpjeguar futbollisti anglez.
Sa u përket spekulimeve për fëmijët e tij, ai ka qartësuar se ka një vajzë dhe dy djem. /Telegrafi/
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...