Sterling dhe De Bruyne gjithmonë janë lidhur me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
Ish-trajneri i Anglisë, Manchester City, Romës dhe shumë klubeve të tjera, Sven-Goran Eriksson – thotë se Raheem Sterling dhe Kevin De Bruyne ende mund të luajnë për Real Madridin.
Sido që të jetë, ai shpreson që ata të qëndrojnë në Manchester City, edhe pas problemeve me UEFA-n.
“Ata do të luajnë për Real Madridin nëse duan, por do të zhgënjehesha”, tha Eriksson.
“Nuk e di, shpresoj të qëndrojnë në Angli. Nëse e shikoni tani, por edhe shumë vite më parë – Premierliga është më e forta në botës, s’ka asnjë dyshim për këtë – më e popullarizuara, liga më e mirë për ta shikuar”. /Gazeta Express/
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...