Sezoni 2017/18 ishte i veçantë për tifozët e Liverpoolit dhe të Egjiptit, për shkak të formës së jashtëzakonshme të Mohamed Salah.
Liverpooli transferoi Salah nga skuadra italiane, AS Roma, në afatin kalimtar të veres që shkoi për shumën e 40 milionë eurove.
Salah u rikthye në futbollin anglez me ide të qartë, t’iu dëshmonte tifozëve anglez dhe mediave angleze se ai mund të luajë në Premier League.

Ish ylli i Baselit më herët ishte pjesë edhe gjigantit londinez, Chelsea, kur ishte transferuar në vitin 2015 nga Jose Mourinho, megjithatë ai nuk arriti të linte gjurmë në futbollin anglez. Më pas ishte transferuar në Fiorentinë dhe Roma.
25 vjeçari në këtë edicion i ka thyer të gjitha rekordet e mundshme në Premier League, duke u bërë golashënues më i mirë në histori të Premier League, brenda një sezoni.

Ai zhvilloi 36 ndeshje duke shënuar 32 gola, duke e fituar ‘Këpucën e Artë’ për sezonin 2017/18, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, Salah është lojtari i vetëm që ka fituar brenda një sezoni, tre çmime.

Salah është zgjedhur lojtari i vitit nga shoqata e gazetarëve të Anglisë, nga futbollistët e Premier League dhe nga Federata e futbollit së Anglisë.
Ylli egjiptian po ashtu ka vendosur edhe rekorde të reja në futbollin elitar anglez.

Salah ka shënuar në 24 ndeshje të Premier League, 25 gola i ka shënuar me këmbën e majtë, iu ka shënuar 17 skuadrave të ndryshme, pra këto janë rekordet e vendosura këtë sezon nga ‘mbreti’ egjiptian gjatë sezonit 2017/18.
Liverpooli dhe tifozët e tyre shpresojnë që Salah të jetë në ditën e tij më të mirë, në finale të Ligës së Kampionëve kundër ReaL Madridit, që do të zhvillohet më 26 maj në Kiev të Ukraniës. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/SPORTbible/photos/a.338257439653128.1073741828.338233632988842/2930822150396631/?type=3&theater
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...