Gonzalo Higuain nuk është duke kontribuuar aq te Chelsea aktualisht meqenëse ka bërë sonte (e mërkurë) debutimin e tij në Premierë Ligë për “Blutë” pas transferimit të tij nga Juventusi.
Reprezentuesi i Argjentinas vlerësohej si një shpresë e madhe për klubin në linjën frontale duke zëvendësuar dështakun spanjoll Alvaro Morata si lojtari kryesor në sulm për skuadrën e Maurizio Sarrit, transmeton portali arbresh.info.
Dhe derisa ende është vetëm fillimi, kjo nuk është një statistikë që Higuain apo ndonjë tifoz i Chelseas e kishte menduar ndonjë herë.
Asnjë goditje, asnjë në drejtim të portës nga Higuain.
Higuain ka qenë njëri nga sulmuesit më mirë në Evropë, por pas një karriere të gjatë në top nivel duket se tani është larg për të arritur diçka të tillë./arbresh.info/
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...